NJOFTIM – PËR INFORMATAT NGA TERENI

Të nderuar vizitorë,miq dhe dashamirë të sportit,

ju njoftojmë se informatat në faqen tonë „LIVE“, që ishte pilot projekt testues për tri vjet me radhë, që publikoheshin drejtpërdrejtë nga tereni sportiv qysh në KAMPIONATIN E PESTË  (2014), mandej në Kampionatin e Gjashtë (2015) dhe së fundi në KAMPIONATIN E SHTATË (2016), kaloi fazën e paraparë dhe do të finalizohet me fazën e fundit!

Faza e radhës do të jetë një mënyrë më moderne e informimit, në të cilin drejtim punojnë vazdimisht ekipi teknik dhe ekipi për informim, dhe do të finalizohet me futjen në funksion të një programi të ri  informues, që do ta vazhdon punën e deritashme të faqës „live“. Ky program, po përgatitet në fomën e një aplikacioni, që tashmë njihen si APP, që të mundësojë më lehtë dhe më shpejt komunikimin e rezultateve dhe informatave me vizitorë, sportdashës por edhe me organet interne të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Data e publikimit do të bëhet e ditur në faqën zyrtare, posa të kalohet me sukses faza testuese!

Informatat e deritashme do të mbesin edhe për një kohë, për arsye arkivi, që të mund të lexohen ende nga ju, deri të përfundojë puna e arkivimit, dhe mandej do të mundësojmë leximin në një mënyrë tjetër!

Ju faleminderit që ishit dhe që jeni me ne!

Ekipi Teknik dhe Ekipi për Informim